Gjermania tashmë lejon përdorimin e vaksinës AstraZeneca/Oxford kundër Covid-19, edhe për personat mbi moshën 65 vjeç.
“Komisioni i vaksinave tani rekomandon vaksinën AstraZeneca edhe për njerëzit mbi 65 vjeç. Ky është një lajm i mirë për njerëzit e moshuar që po presin të marrin vaksinën”, tha ministri i shëndetësisë, Jens Spahn.
Gjermania tha më parë se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të miratuar vaksinën për qytetarët e moshuar, por ka ndryshuar pozicionin e saj pas studimeve të fundit.
“Të dhënat e reja tregojnë gjithashtu se vaksina është edhe më efektive kur doza e parë dhe e dytë administrohen brenda 12 javësh”, citohet të ketë thënë Spahn.
Përveç Gjermanisë, bëhet e ditur se edhe Suedia gjithashtu ka dhënë rekomandimin e saj për vaksinën AstraZeneca/Oxford për Covid për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...