Google ADS

Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i bëjnë thirrje Iranit të mos shkel marrëveshjen bërthamore

18:21 | 7 Korrik 2019
Arbresh.info

Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar nga Irani të ndërpresë marrjen e masave qe dëmton marrëveshjen e vitit 2015, te cilët ranë dakord në vendosje të sanksioneve pasi Teherani njoftoi se do të rriste pasurimin bërthamor mbi kufijtë e rënë dakord, ndërkohë Franca e ka dënuar kete veprim shkruan Arbresh.info

Ministria e Jashtme gjermane ka thënë se ishte “tepër e shqetësuar” lidhur me njoftimin e Iranit, duke bere thirrje për Teheranin “të ndaloj dhe te kthej te gjitha aktivitetet ne kundërshtim me angazhimet e saj”.

Thuhet se janë ne kontakt palët e mbetura te marrëveshjes lidhur me hapat e ardhshëm per te mbajtur Iranin brenda termave të saj.

Zyra e Jashtme britanike gjithashtu u beri thirrje autoriteteve iraniane te ndryshojnë vendimin per rritjen e uraniumit.

“Derisa M.B. mbetet plotësisht e angazhuar per marrëveshjen, Irani duhet menjëherë te ndërpresë dhe t’i kthej te gjitha aktivitetet e saj drejt detyrimeve nga marrëveshja”, tha ne nje deklarate Zyra Britanike e Jashtme./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme