Gjermania dhe Franca kanë kërkuar sot nga të gjitha palët e involvuara në rritjen e shkeljeve të armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës, që t’i ndalin aksionet e tyre dhe t’i implementojnë lëvizjet për të cilat është arritur pajtueshmëri, meqë nuk ka alternativë tjetër, por vetëm një zgjidhje paqësore e konfliktit.
Në kumtesën e përbashkët të nënshkruar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po ashtu, u bëhet thirrje oficerëve rusë për kthim në Qendrën e përbashkët për kontroll dhe koordinim (JCCC) të armëpushimit në konfliktin në këtë rajon.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se tërheqja e rusëve më 18 dhjetor nga kjo qendër paraqet goditje ndaj operacioneve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), dhe është përpjekje nga Kremlini për ta detyruar Kievin për të zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e rajoneve separatiste në pjesën lindore të Ukrainës./REL
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...