Ministria gjermane e Ekonomisë, është duke shqyrtuar masat për të kufizuar biznesin me Kinën, pasi ajo kërkon të reduktojë varësinë nga superfuqia ekonomike aziatike, thanë dy burime të mirëinformuara për Reuters.
Masat, sipas tyre, mund të përfshijnë reduktimin apo edhe ndalimin e investimeve dhe dhënien e garancive të eksportit për Kinën dhe ndalimin e promovimit të panaireve kineze dhe trajnimin e menaxherëve kinezë, transmeton portal arbresh.info
Ministria po konsideron gjithashtu të kontrollojë jo vetëm investimet kineze në Gjermani, por edhe investimet gjermane në Kinë, tha një nga burimet për Reuters.
Qeveria po shqyrton gjithashtu paraqitjen e një ankese pranë Organizatës Botërore të Tregtisë, së bashku me anëtarët e G7, për praktikat e padrejta tregtare të Kinës, tha një burim tjetër.
Ministria ka vendosur tashmë se nuk do të japë më garanci investimi për projektet në rajonin e Xinjiang dhe do t’ua mohojë ato kompanive me lidhje biznesi me rajonin, duke përmendur shqetësimet për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe mungesën e informacionit të besueshëm.
Në maj, për shkak të Xinjiang-it, Volksëagen-it iu mohuan garancitë për investime të reja në Kinë, kujton Reuters. Planet e reja të qeverisë shënojnë një largim nga politika e Berlinit nën ish-kancelaren Angela Merkel, e cila udhëtonte shpesh në Kinë dhe merrte me vete delegacione të mëdha biznesi. Ndërsa ajo ishte në krye të qeverisë gjermane, lidhjet ekonomike kino-gjermane po lulëzonin.
Kina u bë partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në vitin 2016, duke mbështetur rritjen e ekonomisë më të madhe evropiane të bazuar në eksport. Vitin e kaluar, tregtia e tyre kaloi 245 miliardë euro.
Prodhuesit gjermanë të makinave janë veçanërisht të ekspozuar ndaj tregut kinez./arbresh.info/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin