Google ADS

Gjermania dëshiron mbikqyrjen ajrore për misionin e OKB-së në Mali

18:20 | 22 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ushtria gjermane ka në plan të forcojë sigurinë e misionit paqeruajtës të OKB-së në Mali, duke vendosur aeroplanë të vegjël me sensorë, të njejtë sikur aeroplanët që janë përdorur nga ushtria e SHBA-ve në Afganistan.

Zyrtarët amerikanë thanë se i kanë dhënë një nuëmr të madh informacionesh ushtrisë gjermane në lidhje me një sërë mundësish, transmeton portali arbresh.info.

Rreziqet me të cilat përballen forcat paqeruajtese të OKB-së në Mali janë rritur gjatë muajit të kaluar, ku gjatë një sulmi vetëvrasës janë vrarë 77 njerëz që ndodheshin në një bazë ushtarake. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një degë e al-Qaedas.

Gjermania ka rritur rolin e saj në forcat e sigurisë të OKB-së, duke e rritur kështu edhe kontigjentin e saj në 15 mijë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme