Gjermania dëbon dy diplomatë rusë për vrasjen e azilkërkuesit çeçen

16:13 | 4 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se vendi po dëbon dy diplomatë rusë për rolin e dyshuar të Moskës në vrasjen e azilkërkuesit çeçen në Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një notë proteste dorëzuar ambasadorit rus, Sergei J. Netschajew, pasi mëngjesin e sotëm u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Rusisë “fuqishëm i bëhet thirrje” të bashkëpunojë me autoritetet gjermane për rastin.

Të dy diplomatët e akredituar në Ambasadën e Rusisë raportohet se ishin oficerë të inteligjencës dhe u shpallën persona “non grata” me efekt të menjëhershëm. Ata u urdhëruan të largohen nga Gjermania brenda shtatë ditëve.

Ministria gjermane citoi mungesën e bashkëpunimit të Rusisë në hetimin e vrasjes për reagimin e saj të ashpër diplomatik.

Prokurori i përgjithshëm gjerman në qytetin Karlsruhe ka marrë përsipër hetimin për vrasjen e muajit gusht në Keine Tiegarten të Berlinit.

Prokurori i përgjithshëm theksoi se ekzistojnë “prova të mjaftueshme faktike”, se në gusht gjeorgjiani u qëllua për vdekje “në emër të agjencive shtetërore të Federatës Ruse”.

Që në fillim, vrasja e “stilit të ekzekutimit” të 40-vjeçarit Zelimkhan Khangoshvili ngjalli dyshime për përfshirjen ruse.

Autori i dyshuar, një shtetas rus 49-vjeçar, besohet se ka shtënë nga biçikleta gjatë ditës.

Autoritetet e kapën atë menjëherë pas kësaj dhe më vonë gjetën biçikletën, paruken dhe armën e përdorur në vrasjen që ndodhi në lumin Spree.

Sipas “Deutche Welle”, Khangoshvili luftoi kundër rusëve gjatë Luftës së Dytë Çeçene deri në vitin 2009 dhe pas kësaj punoi në Gjeorgji dhe Ukrainë kundër interesave ruse.

Ish-gruaja e Khangoshvili-t, Manana Tsatieva tha se Khangoshvili u arratis në Gjermani në vitin 2016 pas përpjekjeve të shumta kundër jetës së tij në Gjeorgji, por këtu iu mohua azili. Ai ishte përcaktuar për deportim.

– Rusia mohon përfshirjen në vrasjen e Khangoshvili-t

I pyetur për përfshirjen e Rusisë në vrasjen e Khangoshvili-t, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i quajti akuzat “të pabaza”.

“Nuk ka dyshime serioze dhe mund të ketë. Cili është qëndrimi ndaj autoriteteve ruse. Këto janë supozime absolutisht të pabaza. Unë nuk kam asgjë për të shtuar. Hetimi po zhvillohet në Gjermani. Ne nuk kemi asnjë informacion”, tha Peskov.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS po ashtu publikoi një koment në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, duke theksuar se masa e Gjermanisë nuk do të kalojë pa përgjigje.

“Dëbimin e dy punonjësve të ambasadës ruse në Berlin, ne e konsiderojmë si të pabazë dhe jo miqësore. Një qasje e politizuar ndaj hetimit është e papranueshme. Ne jemi të detyruar të zbatojmë disa masa reagimi”, thuhet mes tjerash në koment.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme