Google ADS

Gjermania dëbon 10 shqiptarë, ja përse

23:41 | 13 Gusht 2017
Arbresh.info

Dhjetë shqiptarë janë ndaluar të hyjnë ilegalisht në Gjermani nga policia federale. Bëhet fjalë për dy familje të cilat po udhëtonin në një minibus në autostradën, afër Rottal-Ost kur janë kontrolluar nga policia shkruan portali gjerman plus.pnp.de

Ata kanë treguar pasaportat shqiptare. Nga kontrolli i dokumenteve është zbuluar se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani. Kur janë pyetur për qëllimin e qëndrimit në Gjermani ata kanë dhënë deklarime kontradiktore.

Pas marrjes në pyetje lidhur me qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani, ata ranë në kundërshtim me deklarimet e tyre. Për këtë shkak ata u dëbuan nga territori gjerman dhe u kthyen në Austri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme