Gjermania dhe Katari po negociojnë një partneritet afatgjatë energjetik, thanë të dielën zyrtarë qeveritarë nga të dyja palët, pasi ekonomia më e madhe e Europës kërkon që të bëhet më pak e varur nga energjia ruse.
Gjermania ka deklaruar se partneriteti është arritur, por Katari nuk ka deklaruar se është finalizuar ndonjë marrëveshje, transmeton portal arbresh.info
Rusia është furnizuesi më i madh i gazit në Gjermani dhe ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck ka ndërmarrë disa nisma për të pakësuar varësinë energjetike të vendit të tij nga Rusia që kur ajo pushtoi fqinjin e saj Ukrainën.
Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani priti ministrin e Ekonomisë gjermane dhe të dy diskutuan mënyrat për të përmisuar marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në sektorin e energjisë.
Katari tha se kompanitë nga të dy vendet “do të riangazhohen dhe do të përparojnë diskutimet për furnizimet afatgjata të LNG”, sipas një deklarate nga QatarEnergy, firma shtetërore e naftës dhe gazit.
Zinxhirët e furnizimit me LNG përfshijnë prodhimin e gazit natyror, lëngëzimin, transportin dhe rigazifikimin.
Një zëdhënës i ministrisë gjermane të Ekonomisë në Berlin konfirmoi se një marrëveshje ishte finalizuar.
Në një deklaratë, Katari tha se për vite me radhë kishte kërkuar të furnizonte Gjermaninë, por diskutimet nuk çuan kurrë në marrëveshje konkrete./arbresh.info/
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...