Gjermania bëri thirrje për përfundim të menjëhershëm të operacioneve ushtarake në Libi, pasi forcat besnike të komandantit Khalifa Haftar nisën një ofensivë për të marrë kryeqytetin Tripoli nga qeveria e mbështetur nga Kombet e Bashkuara (KB), raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel në një konferencë për media në Berlin tha se qeveria e Gjermanisë është seriozisht e shqetësuar rreth eskalimit ushtarak në Libi.
“Ne u bëjmë thirrje përgjegjësve që menjëherë t’u japin fund operacioneve ushtarake dhe të përmbahen nga çdo retorikë që akoma më shumë mund të eskalojë situatën”, tha Steffen Seibert.
Ai gjithashtu riafirmoi mbështetjen e fortë të Gjermanisë ndaj përpjekjeve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për zgjidhje politike të konfliktit.
“Ne patjetër theksojmë qartë që nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake në Libi. Kësisoj, ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjes e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe të dërguarit të tij special (Ghassan) Salame për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm dhe për të arritur progres në procesin politik”, tha Seibert.
Seibert theksoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh në takim emergjent për të diskutuar tensionet në rritje në Libi.
Komandanti ushtarak Haftar të enjten nisi një sulm për marrjen e kontrollit mbi qytetin e Tripolit, që është selia e qeverisë së unitetit të Libisë, e mbështetur nga OKB-ja.
Fayez al-Sarraj, kreu i qeverisë me bazë në Tripoli, urdhëroi forcat e sigurisë të qeverisë të “përgatiten dhe t’i përgjigjen çdo kërcënimi që synon destabilizimin e rajonit”.
Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.
Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...