Në sfondin e sulmit rus ndaj Ukrainës ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock vlerësoi rëndësinë e Këshillit të Europës. Demokracia dhe të drejtat e njeriut janë vlerat thelbësore të Europës.
i institucion për mbrojtjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe respektimit të ligjit Këshilli i Europës duhet të forcohet, kërkoi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në një fjalim (24.01.2023) në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. “Këshilli i Europës është shpirti i Europës”, citoi ministrja një deklaratë të ish-kancelarit Konrad Adenauer. “Eshtë detyrimi ynë, që ta mbajmë në jetë këtë shpirt”, theksoi ajo.
Këshilli i Europës u themelua në vitin 1949 si mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Në të bëjnë pjesë 46 vende, Rusia u përjashtua pas sulmit ndaj Ukrainës. Në këtë organizatë të shteteve bën pjesë edhe Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, juridiksioni i së cilës është i detyrueshëm për vendet anëtare.
Turqia megjithatë si vend anëtar nuk e njeh një gjykim të kësaj gjykate, në bazë të të cilit duhet të lirohejhumanisti i burgosur Osman Kavala. Baerbock e quajti “të papranueshëm” qendrimin e qeverisë në Ankara. Që Turqia e injoron këtë gjykim, është thellësisht shqetësuese.
Në agjendën e Asamblesë Parlamentare, që mblidhet disa herë në vit, ndër të tjera përfshihen aspektet e të drejtave të njeriut të luftës sulmuese të Rusisë kundër Ukrainës, përgatitja e samitit të Këshillit të Europës në Reykjavik dhe dhuna e vazhdueshme kundër grave.
Baerbock u siguroi deputetëve, se Gjermania do ta zbatojë plotësisht të ashtuquajturën Konventa e Stambollit për të drejtat e gruas. Gjithashtu Baerbock u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare, që gjithashtu ta ratifikojnë këtë konventë.
Konventë kundër “dhunës me bazë gjinore”
“Marrëveshja e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër gruas dhe dhunës në familje” është një marrëveshje për të drejtat e njeriut bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe u miratua pas shumë vitesh negociata më 11 maj 2011 në Stamboll. Konventa i detyron shtetet nënshkruase të saj, që të ndërmarrin masa të gjera për parandalimin, ndërhyrjen, mbrojtjen dhe sanksionet ligjore kundër dhunës me bazë gjinore. Gjermania e ka ratifikuar konventën.
Duke iu referuar samitit të Këshillit të Europës të planiifkuar të zhvillohet në pranverë, Baerbock tha, se në këtë takim krerët e shteteve dhe të qeverive duhet të theksojnë vlerat thelbësore të Këshillit të Europës. “Të gjitha vendet anëtare duhet të respektojnë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.”/DW
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese