Policia ka bastisur shtëpi dhe ka arrestuar disa persona në Berlin në lidhje me grabitjen e guximshme të natës, ku u vodh një monedhë gjigante prej ari në një muze.
Bastisjet u zhvilluan dhe një makinë u konfiskua në lagjen Neukoelln, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA, transmeton portali arbresh.info.
Grabitësit e dyshuar besohet të kenë përdorur një shkallë për të hyrë në muzeun Bode dhe një karrocë dore për të mbartur monedhën prej 53 cm në muajin mars.
Javën e kaluar, policia publikoi pamjet nga kamerat e sigurisë të të dyshuarve në një stacion treni lokal.
Kanali “Big Maple Leaf” është bërë nga 100 kg prej ari të kulluar 24 karat – që do të thotë se është me vlerë rreth 4.2 milionë dollarë, pavarësisht nga një vlerë nominale më të ulët./Arbresh.info
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...