Gjermania, Austria dhe Bullgaria kanë raportuar rekord rastesh me infektime të koronavirusit në kohën kur OBSH po paralajmëron se gjysma e Evropës do të preket nga varianti i Omicron.
Gjatë 24 orëve të fundit, Gjermania ka raportuar më shumë se 80,000 infeksione të reja me koronavirus, shifra më e lartë e regjistruar në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë, njofton Klan Kosova.
Numri i të infektuarve në Austri është rritur në një rekord të ri prej 18,427, siç raportoi gazeta “Kronen Zeitung”, ndërsa rastet janë rritur për shkak të përhapjes së variantit jashtëzakonisht ngjitës, Omicron.
Infektimet ditore në Bullgari arritën një rekord të lartë prej 7062 rastesh. Këto raste të reja, në fillim të vitit të ri, kaluan edhe pikën e rasteve që ishte arritur në fund të tetorit, kur shteti i BE-së me më së paku të vaksinuar u përball me variantin Delta.
Virusi u mori jetën 89 njerëzve në 24 orët e fundit në vendin ballkanik, sipas të dhënave shtetërore, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 31,761.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...