Gjermania po shqyrton mundësinë për të njohur liderin opozitar Juan Guaido për “president të përkohshëm” të Venezuelës, nëse ky vend nuk mban zgjedhje të lira dhe të drejta, raporton Anadolu Agency (AA).
Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane Angela Merkel, në një konferencë për media në Berlin tha se vendet e Bashkimit Evropian (BE) po bisedojnë për të marrë një qëndrim të përbashkët.
“Brenda kornizës së konsultimeve të brendshme të BE-së, Gjermania është avokat i njohjes së Juan Guaido-s për president të përkohshëm, nëse ky vend nuk mban zgjedhje të lira dhe të drejta”, tha Seibert.
Venezuela është përfshirë nga protesta masive të udhëhequra nga opozita që mban shumicën në parlamentin e vendit. Protestat në Venezuelë filluan më 10 janar, në ditën kur Nicolas Maduro dha betimin dhe filloi mandatin e dytë të tij si president i vendit.
Opozita në Venezuelë nuk e njeh pushtetin e presidentit Maduro, ndërsa kreu i opozitës së këtij vendi, Guaido, të mërkurën u vetëshpall president i përkohshëm.
Presidenti Maduro nga ana e tij ka akuzuar opozitën se po synon një grusht shteti me përkrahjën e administratës amerikane.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...