Gjermania ka theksuar nevojën për të mbështetur embargon e armëve në Libi në vazhdën e kërcënimeve të fundit nga presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, për të armatosur disa nga fiset libiane kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një takim të rregullt me gazetarët, zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Christofer Burger, e bëri të qartë se embargoja e armëve në Libi “zbatohet për të gjitha palët”.
Diplomati gjerman bëri thirrje për “përfundimin e menjëhershëm” të mbështetjes së huaj ushtarake për palët e konfliktit në Libinë e kapluar nga lufta civile.
Të enjten, al-Sisi në kryeqytetin egjiptian Kajro takoi krerët e fiseve libiane, ku ai kërcënoi se Egjipti “nuk do të qëndrojë mënjanë” përballë një mobilizimi të shtuar ushtarak afër qytetit Sirte në veri të Libisë.
Duke folur për Al Jazeera, zëdhënësi i Ministrisë libiane të Punëve të Jashtme, Mohammed Al-Qablawi, kritikoi deklaratën e fundit të presidentit egjiptian, duke e quajtur “ndërhyrje të qartë në punët e brendshme të Libisë”.
“Biseda e al-Sisit është një përsëritje e deklaratave të tij të mëparshme, që janë ndërhyrje e ashpër në punët e Libisë”, tha Al-Qablawi, duke shtuar se fjalimi i presidentit egjiptian nuk kishte “për qëllim paqen siç tha ai, por është ai që po frymëzon konflikt”.
Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Shtetit Libian dënoi thirrjen e al-Sisit për të armatosur fiset libiane, duke theksuar se kjo do të shkaktonte më shumë luftime dhe përçarje në vend.
Në muajin qershor, al-Sisi sugjeroi që Kajro të nisë “misione të jashtme ushtarake” në Libi, duke thënë se “çdo ndërhyrje e drejtpërdrejtë në Libi tashmë është bërë e ligjshme ndërkombëtarisht”.
Al-Sisi tha se qyteti Sirte dhe baza ajrore al-Jufra ishin “vija e kuqe” e tyre, duke i bërë thirrje ushtrisë të tij “të përgatitet për të kryer mision të brendshëm ose ndërkufitar”.
Që nga muaji prill i vitit 2019, forcat jolegjitime të komandantit luftarak Khalifa Haftar me bazë në lindje të Libisë, kanë nisur sulme në kryeqytetin Tripoli dhe në pjesë të tjera të Libisë veriperëndimore, dhunë e cila ka shkaktuar në mbi 1 mijë vdekje, përfshirë gra dhe fëmijë civilë.
Pavarësisht kësaj, kohëve të fundit qeveria libiane ka arritur fitore të konsiderueshme ushtarake, duke i larguar forcat e Haftarit nga Tripoli dhe nga qyteti strategjik Tarhuna.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...