Sipas “Forbes”, Gjermania do të behët vendi i dytë në Europë që do të legalizojë kanabisin.
Megjithatë, qeveria gjermane ka theksuar se do të lejojë “shitjen e kontrolluar të kanabisit për të rriturit për qëllime rekreative në dyqanë të licencuara”, transmeton portal arbresh.info
Propozimi për të krijuar një treg të rregullt për shitjen dhe konsumimin e marihuanës për të rriturit dhe për të promovuar një politikë më të gjërë të drogës, u shfaq në marrëveshjet e dakorduara mes partive të koalicionit gjerman të negociuara në mënyrë strikte.
Qeveria e qendrës së majtë e udhëhequr nga Olaf Scholz, një socialdemokrat që zëvendësoi kancelaren e qendrës së djathtë Angela Merkel për një kohë të gjatë, punon në koalicion me të Gjelbrit progresiv dhe Demokratët e Lirë pro-biznesit.
Partia e kancelares Merkel e kishte bllokuar këtë propozim për vite me rradhë.
Edhe pse nuk është caktuar një afat kohor për futjen e legjislacionit, “plani mund të rezultojë të jetë një precedent që ndryshon lojën për biznesin global të rritjes dhe shitjes së marijuanës, një që do të monitorohet nga afër nga vendet e tjera që luajnë me ligjin mbi legalizimin e drogës”.
Edhe pse nuk është e paligjshme për të konsumuar kanabis sipas ligjit aktual gjerman, blerja e drogës është e jashtëligjshme. Një pozicion kontradiktor si në vendet e tjera europiane, duke përfshirë Holandën, Portugalinë dhe Spanjën, ku posedimi i sasive të vogla të kanabisit mund të jetë ende një shkelje civile në të njëjtën kohë që është i disponueshëm në kafenetë e “toleruara” ose klubet sociale të kanabisit.
Nëse ligji miratohet, Gjermania do të bëhet kombi më i madh në botë për legazilimin e kanabisit, pas Uruguait, Kanadasë, Maltës dhe 18 shteteve të SHBA-ve.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Dyseldorfit, kjo mund të sjellë një fitim për shtetin prej 4.7 miliardë euro në vit, duke përfshirë 2.8 miliardë euro të ardhura nga taksat dhe 1.36 miliardë euro kursime në shpenzimet policore dhe ligjore./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...