Gjermani: Vret gjyshen dhe dy policë

16:17 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Policia gjermane ka njoftuar se një burrë 24-vjeçar ka vrarë gjyshen e tij, pastaj sulmoi dhe vrau dy policë teksa ikte prej tyre.

Autoritetet në shtetin e Brandenburgut thanë se ata filluan kërkimet për njeriun, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, pasi ata gjetën trupin e gjyshes së tij 79-vjeçare në qytetin e Muellrose, transmeton arbresh.info.

Zëdhënësi i policisë, Ingo Heese, tha se i dyshuari sapo hyri në një pikë kontrolli ai përplasi dy oficer policie me makinën e tij, të cilët vdiqën në vendin e ngjarjes, njoftoi agjencia e lajmeve dpa.

I dyshuari u arrestua pak kohë më pas por nuk u dhanë detaje tjera./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme