Gjermani, të huajt që u ka skaduar viza nuk do të dënohen deri më 30 qershor

18:11 | 10 Prill 2020
Arbresh.info

Të gjithë të huajt që kanë qëndruar në Gjermani për biznes apo si turistë dhe për shkak të masave të ndërmarra në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk kanë qenë në gjendje të lëshojnë vendin, nuk do të dënohen për shkak të skadimit të vizës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme gjermane në një deklaratë theksoi se shtetasit e huaj nuk do të gjobiten për skadimin e vizave të punës apo turistike deri më 30 qershor.

Po ashtu, thuhet se ky vendim do të rishqyrtohet përsëri pas 30 qershorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme