Gjermani : Sulm ndaj një xhamie

14:25 | 27 Maj 2018
A. B.

Në orët e mëngjesit është kryer një sulm ndaj xhamisë Yunus Emre e cila i përket Bashkësisë Turko-Islame për Çështjet Fetare (DITIB) në Berlin të Gjermanisë.

Bëhet e ditur se persona të cilët dyshohet se janë përkrahës të organizatës PKK kanë shkruar “Afrin” dhe kërcënime në gjuhën gjermane në derën dhe pjesën hyrëse të xhamisë Yunus Emre e cila ndodhet në lagjen Wedding.

Kryetari i shoqatës së xhamisë, Kenan Kurtbecer, në një deklaratë për AA tha se sulmi është kryer gjatë kohës kur po falej namazi i sabahut në mëngjes.

“Besimtarët e xhematit të xhamisë sonë vijnë në mëngjes rreth 03.55, dhe ky sulm është kryer gjatë orës 03.55 dhe 04.09 pasi besimtarët kanë hyrë në xhami. Me sa mendoj unë këta shqetësohen që xhemati i xhamisë del nga xhamia në orën 04.09 dhe për këtë arsye kryejnë aktin e lyerjes me bojë”, theksoi Kurtbecer.

Ai ka shtuar se menjëherë pas ngjarjes kanë njoftuar policinë e cila ka kryer vëzhgimet e nevojshme. Kurtbecer ka theksuar se në xhami ka mbërritur edhe kryekonsulli i Turqisë në Berlin, Mustafa Çelik, i cili ka marrë informacion në lidhje me ngjarjen.

Përkrahësit e organizatës terroriste PKK që prej fillimit të këtij viti kanë kryer një sërë sulmesh ndaj xhamive dhe bizneseve turke në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme