Gjermani, skandali i maskave, dorëhiqet ligjvënësi i CDU, përfitoi 250 mijë euro

21:07 | 9 Mars 2021
A. B.

Një skandal ka tronditur Unioni Kristiandemokrat, CDU të Angela Merkel, në atë që konsiderohet si vit kyç me zgjedhjet parlamentare të caktuara të mbahen në shtator dhe kancelaren që përgatitet të tërhiqet pas më shumë se 15 vitesh në këtë post.

Ligjvënësi i kësaj partie, Nikolas Löbel dha dorëheqjen e u kërkoi falje publike kolegëve të tij dhe qytetarëve. Largimi i tij erdhi pasi u mësua se firma e vet kishte fituar rreth 250 mijë euro nga shitja e maskave gjatë pandemisë pas rekomandimeve të bëra qeverisë federale  dhe ndërmjetësimit mes kompanive si pjesë e një përpjekjeve për t`i nxitur të blinin më shumë maska.

Ky zhvillim nuk mund të vinte në një moment për delikat për CDU-në; të dielën mbahen zgjedhjet rajonale ne Rhineland-Palatinate dhe Baden-Württemberg, pikërisht vendi ku ishin shitur maskat. Rreth një vit më parë, në fillesat e pandemisë, çmimi i tyre pësoi për një kohë të shkurtër një rritje drastike, dhe asokohe politikani duhet ishte një nga personat që nxorën përfitime prej një situate te tillë. Mediet vendase thotë se prokurorët kanë nisur një hetim mbi çështjen.

Për një çështje të ngjashme po hetohet dhe një tjetër anëtar i koalicionit qeverisës, Georg Nüsslein, i cili është larguar vetëm nga grupi parlamentar por nuk pranon të heqë dorë nga mandati në Bundestag.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme