Qeveria gjermane synon të heqë paralajmërimin për udhëtimin nga 15 qershori për turistët nga 31 vende europiane, nëse zhvillimi i pandemisë e lejon këtë, sipas informacioneve të mediave. Krahas 26 vendeve partnere në BE, kjo parashikohet të vlejë për Britaninë e Madhe dhe katër shtete të zonës Shengen, jo anëtare të BE, Islanda, Norvegjia, Zvicra, Lichtenshtajn.
Të dhënat janë pjesë e një dokumenti që do të rregullojë kriteret për turizmin brenda europian e që mund të miratohet në mërkurën në mbledhjen e qeverisë gjermane, shkruan dpa.
Por ende ka pyetje të hapura, si për shembull si do të veprohet me vendet e treta, me të cilat ekziston kufizimi i udhëtimit deri në 15 qershor, e mes tyre ka vende që janë shumë më pak të prekura nga pandemia se Gjermania, ku përfshihet edhe Ballkani? Do të zgjatet kufizimi i udhëtimit me vendet e treta jo anëtare të BE në një kohë kur lëvizja brenda BE lejohet? Sipas agjencisë së lajmeve dpa ka gjasa që konsultimet të shtyhen. Si indikator për këtë shihet edhe shtyrja e një mbledhjeje të kabinetit qeveritar që njihet si kabineti Corona, ku sipas zëdhënësit të qeverisë, Steffen Seibert, do të flitej për udhëtimet brenda europiane.
Paralajmërimi në fuqi që nga marsi
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, (SPD) e ka shpallur paralajmërimin e udhëtimit më 17 mars, një hap unikal. Deri më tani paralajmërimet për udhëtime lëshoheshin vetëm për vende me rrezik jete, sidomos në zonat e luftës, Siri apo Afganistan. Në javët e kaluara u morën me një aksion të pashembullt më shumë se 240.000 turistë nga vende të ndryshme të botës pas ndërprerjes së lidhjeve të fluturimit apo ato me anije.
Në kohën e duhur para periudhës së pushimeve
Heqja e paralajmërimit të udhëtimeve parashikohet të bëhet në kohën e duhur para periudhës së pushimeve të verës. Në dokumentin e Ministrisë së Jashtme thuhet, se qëndrimi orientues është “rigjallërimi i turizmit si për udhëtarët ashtu edhe ekonominë gjermane të turizmit dhe stabilitetin ekonomik të vendeve destinacion”.
Paralajmërimi për udhëtime do të specifikohet më pas sipas vendeve. Për të mbrojtur turistët nga infeksionet me virusin Corona, qeveria gjermane angazhohet për përpilimin e rregulloreve të përbashkëta brenda BE. Ajo parashikon të propozojë kufirin maksimal që ka vendosur Gjermania me 50 infeksione të reja ndër 100.000 banorë brenda 7 ditësh edhe për vende të tjera. Tejkalimi i një kufiri të tillë bën që në Gjermani të rikthehen masa më të forta kufizuese në luftë kundër Coronës.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...