Megjithëse të dhënat e fundit treguan se niveli i infeksionit po ngadalësohej, numri i të vdekurve në ditë mbeti i lartë.
Sipas autoriteteve shëndetësore gjermane, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Gjermani kaloi shifrën 4.000, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti në pothuajse 140 mijë.
Të paktën 289 vdekje të tjera nga virusi u regjistruan gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 4.093, sipas Institutit të Teknologjisë Risklayer dhe Karlsruhe, që përpilon të dhëna në kohë reale nga afro 400 autoritete lokale.
Me 3.382 infektime të reja në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar me virus deri më tani në Gjermani u rrit në 138.135.
Agjencia e kontrollit të sëmundjeve në Gjermani, Instituti Robert Koch ka raportuar se afro 82 mijë njerëz janë shëruar nga virusi deri më tani.
Megjithëse të dhënat e fundit treguan se niveli i infeksionit po ngadalësohej, numri i të vdekurve në ditë mbeti i lartë.
Dita e sotme shënoi ditën e tretë me radhë ku numri i vdekjeve ditore ka qenë mbi 280.
Gjermania ka numrin e pestë më të lartë të infeksioneve të raportuara COVID-19 në botë, duke u renditur pas SHBA-së, Spanjës, Italisë dhe Francës. Por, numri i vdekjeve në Gjermani mbetet shumë më i ulët se në vendet e tjera.
Përveç testimit të gjerë për COVID-19, Gjermania gjithashtu ka ngritur ndjeshëm kapacitetin e reparteve të kujdesit intensiv në spitale: nga 28.000 në gati 40.000.
Nga dje, spitalet në të gjithë vendin kishin më shumë se 11.300 shtretër të kujdesit intensiv të lirë për pacientët me koronavirus.
Qeveria e kancelares Angela Merkel dhe shtetet federale u dakorduan të mërkurën të zgjasin masat e bllokimit të koronavirusit deri më 3 maj, me zbutjen e masave për dyqane të vogla dhe dyqane me hapësira të shitjes me pakicë prej më pak se 800 metra katrorë. Restorantet dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm.
Disa shkolla gradualisht do të rihapen pas 4 majit ndërsa të parët kthehen studentët që janë afër diplomimit.
Qeveria ka njoftuar se “rekomandon fuqimisht” që qytetarët të mbajnë maska gjatë blerjes dhe përdorimit të transportit publik.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Pandemia ka shkaktuar vdekjen e mbi 145 mijë personave dhe ka infektuar rreth 2,16 milionë njerëz ndërsa 550 mijë janë shëruar./AA/
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja