Rezultati në Bavari u dha një domethënie tjetër zgjedhjeve në Hessen
Banorët e rajonit qendror Hesse të Gjermanisë votojnë këtë të dielë në një palë zgjedhje të shenjuara nga pakënaqësia me luftimet e brendshme të qeverisë kombëtare. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ndihmojë gjithashtu të kuptohet nëse administrata e Kancelares Angela Merkel ka apo jo një të ardhme afatgjatë.
Zgjedhjet për legjislativin në Hesse, rajon që përfshin kryeqendrën financiare të Gjermanisë, Frankfurtin, vijnë teksa mbështetja për partitë qeverisëse të vendit ka rënë dhe tensionet janë rritur brenda koalicionit federal, që ka marrë detyrën prej muajit mars.
Konservatorët e Unionit Kristian-Demokratik (CDU) të Merkelit do të kërkojnë të mbrojnë kontrollin 19-vjeçar në Hesse, dikur një bastion i Socialdemokratëve (SPD) të qendrës së majtë, tashmë partnerë koalicioni në qeverinë e kancelares në Berlin. Një rezutat i tmerrshëm për të dyja partitë do të destabilizonte edhe më tej qeverinë kombëtare, e madje edhe pozicionin e Merkelit që ka udhëhequr Gjermaninë në 13 vitet e fundit.
Dy javë më parë, dy nga partitë qeverisëse në nivel qendror, Unioni Kristian-Social (CSU) – simotra bavareze e CDU-së së Merkelit, – dhe Socialdemokratët (SPD) u mposhtën në zgjedhjet shtetërore në Bavarinë fqinje. Rezultati në Bavari u dha një domethënie tjetër zgjedhjeve në Hessen, ku jetojnë 6.2 milionë banorë nga popullsia prej 82 mln banorësh e të gjithë Gjermanisë.
Votuesit duken përgjithësisht të kënaqur me qeverinë e guvernatorit konservator, Volker Bouffier, në të parin koalicion mes CDU-së dhe “Të gjelbërve” tradicionalisht me prirje të majta që përmbush tërësisht mandatin parlamentar, e sigurisht edhe për harmoninë e papritshme të kësaj aleance. Por, sipas sondazheve, të fituar do të dalin vetëm “Të gjelbrit”, të cilët janë në opozitë në Bundestag.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...