Gjithnjë e më shumë refugjatë myslimanë të vendosur në Gjermani janë duke u konvertuar në të krishterë, bëjnë të ditur kishat.
Sipas një video të shfaqur në mediat gjermane, tre myslimanë janë pagëzuar në Kishën Evangelical-Freikirchlichen Gemeinde në Berlin, transmeton arbresh.info.
Prifti Matthias Linke i ka pyetur ata “nëse besojnë nga thellësia e zemrës se Jezu Krishti është Zoti dhe Shpëtimtari ynë dhe a do ta ndiqni atë në atë çdo ditë të jetës tuaj?”
Që të tre refugjatët i janë përgjigjur ‘po’ në gjuhën gjermane.
Prifti Linke ka theksuar se shumë nga refugjatët që ndodhen në Gjermani mendojnë ‘se këtu e kanë lirinë të zgjedhin fenë që duan’.
“Unë kam pagëzuar shumë iranianë”, ka shtuar ai, duke thënë se Krishterizmi është feja e lirisë.
Një tjetër prift katolik në Speyer ka shtuar se shumë nga refugjatët që ai i ka pagëzuar janë nga Irani, Afganistani, Siria dhe Eritrea.
Adel, një refugjat 25-vjeçar irakian, tha se ai kishte frikë nga reagimi i refugjatëve tjerë myslimanë dhe se vllau i tij u përpoq që të ndalonte atë të fliste me miqtë e tij të krishterë. Por ai ka shtuar se ndjehet i lumtur për zgjedhjen që ka bërë.
Megjithatë, ekziston frika se disa nga të konvertuarit mund të motivohen nga besimi për të fituar më lehtë azilin në Gjermani, transmeton arbresh.info.
Militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë shumë të krishterë në Irak dhe Siri. Pothujase 900 mijë azilkërkues kanë arritur në Gjermani gjatë vitit të kaluar, kryesisht nga Siria , Iraku dhe Afganistani.
Refugjatëve të larguar nga vendet e luftës kancelarja gjermane Angela Merkel u është përgjigjur me politikën e saj me dyert të hapura, megjithatë sipas sondazheve të fundit gjermanët mendojnë se refugjatët janë problemi më i madh me të cilin ballafaqohet vendi i tyre./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...