Prodhimi industrial në Gjermani ra për 0,7 për qind në nëntor 2023, duke shënuar një rënie për të gjashtin muaj radhazi.
Enti Federal i Statistikave Gjermane (Destatis) publikoi të dhënat për prodhimin industrial për nëntor 2023.
Prodhimi industrial ra me 0,7 për qind në nëntor 2023 krahasuar me muajin e mëparshëm, ndërsa pritjet e tregu ishin për një rritje prej 0,2 për qind.
Sipas deklaratës, prodhimi industrial në vend ka shënuar rënie për të gjashtin muaj radhazi.
Të dhënat e prodhimit industrial tregojnë se prodhimi industrial, duke përjashtuar sektorët e energjisë dhe ndërtimit, ra me 0,5 për qind në nëntor 2023 krahasuar me muajin e mëparshëm./abcnews.al
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...