Policia gjermane ka konfiskuar rreth 5 mijë tableta ekstazi që kishin të formësuar fytyrën e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Vlera e tyre sipas policisë gjermane ishte dhjetëra mijëra euro, transmeton portali arbresh.info
Tabletat u gjetën në një makinë në Saksoninë e Ulët, shtet që ndodhet në veriperëndim të Gjermanisë.
“Gjatë kontrollit të automjetit policia ka gjetur rreth 5 mijë tableta ekstazi me portretin e presidentit amerikan, vlera e të cilave arrin deri në 11 mijë euro, ndërsa vlera e shitjes arrin deri në 39 mijë euro”, thuhet në deklaratën e policisë.
Në lidhje me rastin janë arrestuar një burrë burrë 51-vjeçar dhe djali i tij 17-vjeçar./arbresh.info/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren