Gjermani, përmbytjet prekin disa pjesë të vendit

07:32 | 26 Dhjetor 2023
K.B

Përmbytje e shkaktuar nga shirat e dendur në Gjermani kanë prishur jetën e përditshme në disa pjesë të vendit.

Niveli i ujit arriti në 70 centimetra në qytetin Windehausen në shtetin qendror gjerman Thuringia, duke detyruar rreth 400 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Ministër-president i shtetit Thuringia, Bodo Ramelow, tha se shpreson që të gjithë të prekurit nga shiu i dendur të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre.

Po ashtu një shtëpi pleqsh në qytetin Celle u evakuua nga frika e përmbytjeve.

Zyrtarët në rajonin e Saksonisë së Ulët njoftuan se niveli i ujit në shumë lumenj dhe përrenj në të gjithë shtetin ende është i lartë.

Autoritetet lokale në shtetin North Rhine-Westphalia lëshuan një paralajmërim publik për rritjen e ujit të lumit Weser.

Zyra Meteorologjike e Gjermanisë ka paralajmëruar për reshje të dendura të shiut në rajone të ndryshme dhe ka shtuar se përrenjtë dhe lumenjtë mund të vërshojnë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme