Tre persona kanë përfunduar në spital pas një zjarri të madh që përfshiu një kompleks të ndërtesave në qytetin e Essenit në Gjermani.
Sipas raportimit të gazetës Stern.de 100 persona u evakuuan nga zjarrfikësit.
Brigada e Zjarrfikësve të këtij qyteti u përball pas mesnatës të së hënës me zjarrin e madh por ende nuk duket se puna për shuarjen e këtij zjarri është kryer.
150 persona të skuadrës emergjente po marrin pjesë në aksion.
Ata deklaruan se intervenimi është goxha i rrezikshëm për ata sepse duhet të hyjnë në secilin apartament derisa banorët janë strehuar në një sallë ligjeratash të universitetit që gjendet aty pranë.
Autoritetet njoftuan për mbylljen e dy rrugëve “Segerothstrasse” dhe “Friedrich-Ebert-Strasse”.
Brenda një jave janë regjistruar tre zjarre në lagjen Elting të këtij qyteti.
Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit të madh por policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin./Klan Kosova/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...