Google ADS

Gjermani, pas izolimit bie numri i rasteve me Covid-19

14:05 | 10 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

24 orët e fundit sollën një rënie të numrit të rasteve në Gjermani.

Vendi regjistroi 15.332 infektime te reja dhe 154 vdekje brenda një dite, të dhëna këto të përcjella nga Instituti i Virologjisë Robert Koch e që përbëjnë një rënie të dukshme, krahasuar me shifrat e fundjavës. Të premten, Gjermania kishte regjistruar gati 21.500 raste të reja dhe të shtunën thuajse 23.400.

Berlini sakaq po e nxit BE-në të firmosë sa më shpejt një marrëveshje me firmën gjermane. BioNTech për të siguruar dozat vaksinës premtuese, të cilën ajo e ka krijuar së bashku me firmën amerikane Pfizer. Një ditë më parë, u njoftua se vaksina e tyre ishte 90% efikase/tch

Të ngjashme