Google ADS

Gjermani, një i plagosur dhe një i arrestuar nga të shtënat në një shkollë

13:18 | 19 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Policia gjermane njoftoi se një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë të mesme në qytetin verior Bremerhaven, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia tha se incidenti ka ndodhur sot herët në shkollën e mesme Lloyd ndërsa është arrestuar një i dyshuar.

Zëdhënësja e policisë tha se hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme