Në Gjermani në muajin prill numri i të papunësuar është rritur me 9 mijë të tjerë duke arritur në gjithsej 2 milion e 760 mijë të papunësuar, pavarësisht masave të qeverisë për të mbrojtur fuqinë punëtore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në të dhënat e Agjencisë Federale Gjermane të Punësimit (BA) thuhet se pritjet për shifrën e të papunësuarve në muajin prill ishin për një rritje prej 10 mijë.
BA njoftoi se në muajin prill shkalla e papunësisë në vend ishte 6 për qind.
Kreu i Agjencisë Federale të Punësimit, Detlef Scheele, tha se rimëkëmbja në pranverë forcoi tregun e punës dhe shtoi se kufizimet e vazhdueshme të koronavirusit të ri (COVID-19) në shumë zona “ngadalësojnë rimëkëmbjen ekonomike, por nuk shkaktojnë ngarkesa të reja”.
Numri i të punësuarve, 747 mijë më pak se para periudhës COVID-19
Ndërkohë, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave Gjermane (Destatis), papunësia në muajin mars 2021 në krahasim me muajin e mëparshëm nuk pati ndryshime. Ndërsa për sa i përket numrit të të punësuarve, ajo u rrit me 16 mijë dhe arriti në 44 milion e 299 mijë.
Në njoftim thuhet se numri i njerëzve të punësuar në vend vazhdon të mbetet nën nivelin para pandemisë COVID-19.
“Numri i njerëzve të punësuar në muajin mars të vitit 2021 ra për 1,7 përqind (747 mijë njerëz) në krahasim me muajin shkurt të vitit 2020, e cila ishte para masave kufizuese”, njoftoi Destatis.
Në Gjermani, ekonomia u tkurr me 4,9 përqind në vitin 2020 për shkak të krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, duke i dhënë fund rritjes së saj të pandërprerë 10-vjeçare.
Banka Qendrore Gjermane (Bundesbank) pret që ekonomia të tkurret në tremujorin e parë të këtij viti, pasi kufizimet e rrepta dhe afatgjata të aplikuara për të parandaluar përhapjen e pandemisë ngadalësuan konsumin privat.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane