Kancelarja gjermane Angela Merkel sot bëri thirrje për masa në të gjithë Evropën për të parandaluar mutacionet të reja më ngjitëse të koronavirusit.
Gjatë një konference për media në kryeqytetin Berlin, Merkel u bëri thirrje qytetarëve në Gjermani dhe Evropë të marrin më seriozisht variantet e virusit.
“Rrezikun e mutacionit të virusit tani mund ta shohim më qartë sesa në fillim të vitit” tha ajo, duke shtuar se lloji i mutuar i zbuluar për herë të parë në Britani të Madhe ishte parë gjithashtu në disa vende të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë.
“Bazuar në atë që dimë deri më tani, lloji i mutuar i virusit është dukshëm më ngjitës sesa ai me të cilin kemi jetuar vitin e fundit. Kjo është arsyeja kryesore për rritje masive të rasteve në Irlandë dhe Britani”, theksoi ajo.
Merkel tha se lloji i mutuar nuk është bërë dominant në Gjermani, por paralajmëroi se kjo nuk duhet të jetë arsyeja e vetëkënaqësisë.
Ajo tha se për shkak të shqetësimeve mbi variantin e Britanisë së Madhe dhe mutacioneve të tjera, Gjermania ka vendosur të zgjasë masat e rrepta të mbylljes deri më 14 shkurt duke ashpërsuar disa nga masat.
Merkel shtoi se qeveria e saj mori këtë vendim si masë paraprake, përkundër faktit se numri i rasteve të reja dhe pacientëve të sëmurë rëndë janë ulur ditët e fundit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...