Google ADS

Gjermani: Mësuesit dhe kujdestarët prioritet për vaksinimin?

22:57 | 22 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Pas vendimit të disa landeve që të rihapin në fillim të javës shkollat dhe kopshtet e fëmijëve, arsimtarët dhe kujdestarët pritet të kenë prioritet në vaksimin ndaj Corona-19.

Në Gjermani numri i infektimeve javore nuk po bie, megjithatë dhjetë lande federale kanë vendosur që të rihapin në fillim të javës shkollat ​​dhe qendrat ditore të kujdesjes për fëmijët.

Për këtë arsye mësuesit dhe kujdestarët me shumë gjasa do të marrin një ofertë më të shpejtë vaksinimi kundër Covid-19. Ky plan mbështetet si nga ministri i Shëndetësisë Jens Spahn edhe nga ministrja federale e Arsimit Anja Karliczek si dhe qeveritë e disa landeve.

“Të dyja këto grupe profesionesh kryejnë detyra që kanë një rëndësi të madhe për të gjithë shoqërinë tonë, dhe prandaj duhet të kenë përparësi të dukshme në radhën e vaksinimeve,” tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Në fillim të kësaj jave pritet të merren vendimi përfundimtar në lidhje me vaksinimin prioritar të mësuesve dhe të kujdestarëve krahas personelit mjekësor./dw/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme