Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë kryer mbi 600 sulme ndaj e refugjatëve në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës Neue Osnabrücker Zeitung, në përgjigjen e qeverisë gjermane ndaj mocionit parlamentare të grupit parlamentar të Partisë Majtiste, është thënë se në gjysmën e parë të vitit 2019 në vend janë regjistruar 609 sulme ndaj refugjatëve, të cilat gati të gjithë janë kryer nga djathtistët ekstrem.
Në përgjigjen ndaj mocionit mes sulmeve të regjistruar janë radhitur fyerje ndaj refugjatëve, provokimi i popullit, sabotim dhe plagosje.
Në të njëjtën periudhë janë kryer 60 sulme ndaj konvikteve të refugjatëve, 42 sulme ndaj organizatave humanitare për refugjatët ose punonjësve vullnetarë, në të cilat janë lënduar 102 persona prej të cilëve 7 fëmijë.
Në përgjigje gjithashtu është tërhequr vëmendja se 160 nga sulmet e regjistruara janë bërë në shtetin Brendenburg.
Në zgjedhjet e këshillit të Brandenburgut, të dielën e kaluar, partia islamofobike e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), fitoi 23,5 për qind të votave. Sipas vitit 2014 AfD i rriti votat 11,3 për qind, ndërsa Partia Social Demokrate (SPD) u rendit e dyta me 26,2 për qind.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...