Gjermani, mbi 130 viktima nga moti i keq

21:43 | 17 Korrik 2021
S D

Numri i viktimave në përmbytjet shkatërruese në Gjermaninë Perëndimore vazhdon të rritet duke arritur në mbi 130, pasi policia njoftoi 90 viktima në Ahrweiler.

Shifra e së shtunës e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve në rajonet perëndimore të Gjermanisë në 133, me 43 të konfirmuara në Rhine North Westphalia.

Ndërkohë, puna e ekipeve të shpëtimit vazhdon në të gjithë Evropën, ku më shumë se 150 njerëz kanë vdekur në përmbytjen pasi reshjet e mëdha të shiut goditën pjesë të Gjermanisë, Belgjikës, Francës, Zvicrës, Luksemburgut dhe Holandës.

Në Gjermani, policia tha sot në mëngjes se kishin frikë se do të konfirmoheshin më shumë vdekje në Ahrweiler, fokusi i krizës në shtetin perëndimor të Rhineland Palatinate.

Policia atje tha se kishte marrë njoftime për 618 persona të plagosur.

Në zonën e luginës Ahr, ku urat janë dëmtuar dhe rrugët janë bllokuar, policia i kërkoi publikut të shmangte zonën ku ishte e mundur për të mbajtur rrugët të lira për automjetet e shpëtimit.

Imazhet e shkatërrimit kanë tronditur gjermanët.

Po sot, presidenti Frank-Walter Steinmeier ndodhet në Nordrhein Westfalen.

Ai pritet të shkojë edhe në Rhein-Erft dhe më pas do të bashkohet me kryeministrin e landit, Armin Laschet në një vizitë në Erftstadt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme