Gjermani, makina godet dy persona për vdekje, 15 të tjerë lëndohen

15:48 | 1 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Të paktën dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi u goditën nga një makinë në një zonë pedonale të qytetit Trier të Gjermanisë perëndimore, thanë zyrtarët.

Policia thotë se shoferi, një 51-vjeçar nga rajoni, është arrestuar, transmeton arbresh.info

Rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta. Policia u ka thënë njerëzve të shmangin zonën.

Një dëshmitar i cituar nga gazeta Trierischer Volksfreund tha se një Range Rover me ngjyrë gri të errët po voziste me shpejtësi të lartë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë furgonë policie dhe automjete të tjera emergjence të parkuara në një rrugë të gjerë tregtare pranë portës Porta Nigra të qytetit.

Një treg i Krishtlindjeve që zakonisht mbahet atje u anulua këtë vit për shkak të pandemisë.

Kryebashkiaku Wolfram Leibe tha se të paktën 15 njerëz ishin plagosur, njoftoi transmetuesi publik SWR./BBC/arbresh.info/

Të ngjashme