Inflacioni në Gjermani ka rënë në muajin mars në 1,6 për qind, nga 2,2 për qind sa ishte në shkurt, njoftoi shërbimi për statistika gjermane.
Me uljen e inflacionit do të mund të ulet edhe presioni i Gjermanisë ndaj Bankës Qendrore Evropiane (ECB) që të fillojë të ngrisë kamatën referente, transmeton agjencia AP.
Programi i inkurajimit të ECB-së është kritikuar në veçanti në Gjermani, ku ekonomistët vlerësojnë se do të duhej të shuhej ngadalë.
ECB synon që inflacioni të mbetet nën dy për qind, ndërsa në fillim të muajit dukshëm ka ngritur prognozën e inflacionit për këtë vit në 1,7 nga 1,3 për qind sa ishte parashikuar më herët.
Mbi 260 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë 2024-ës
Shkon në 95 numri i të vdekurve nga tërmeti në Tibet
Presidenti ukrainas: Gati 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në...
Vrasja e të riut në Shkodër, arrestohen babë e bir
Erdogan: Të gatshëm për të ndërhyrë dhe parandaluar çdo ndar...
Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se demoluan disa ...