Google ADS

Gjermani, dyshohet për një tjetër sulm me gaz lotsjellës

20:04 | 10 Mars 2017
Trina Galanxhi

Tym i dyshimtë është parë në stacionin e trenit Sternschanze në Hamburg.

Sipas gazetës gjermane Bild, është parë një tym i madh, ndërsa policia dhe personeli i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes, transmeton portali arbresh.info.

Disa njerëz besohet se janë plagosur, por ende nuk janë dhënë të sqarime zyrtare.

Policia është  vënë në kërkim të dy sulmuesve të dyshuar që u larguan nga vendi i ngjarjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme