Google ADS

Gjermani, dyshime për sabotim në dy objekte ushtarake

08:32 | 15 Gusht 2024
E.G

Kazerma e forcave ajrore në Këln-Wahn është rrethuar dhe organet hetimore kanë nisur hetimet për shkak të dyshimeve për një vepër të mundshme sabotazhi kundër Bundeswehr-it.

Ka dyshime për një operacion sabotazhi të drejtuar kundër Bundeswehr-it. Kazerma vazhdon të qëndrojë e mbyllur. Sipas njofitmeve të revistës Der Spiegel ushtarëve dhe personelit civil ju ndalua urgjentisht që të konsumojnë ujin e pijshëm, madje as për të bërë dush.

Dyshime për sabotim

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes konfirmoi se hetimet kanë nisur “sepse ka dyshime për një tentativë për të hyrë ose për një hyrje të paligjshme në kazermë”. Ai tha se “ka edhe dyshime për sabotim.”

Sipas një zëdhënësi të Bundeswehr-it, gjatë kontrolleve të vazhdueshme rutinë që bëhen për ujin e pijshëm të kazermës u konstatuan gjatë natës “vlera jonormale”. Pas kësaj u vu re edhe një vrimë në gardhin rrethues të kazermës përmasat e së cilës ishin të tilla sa “përmes saj mund të futej një person”.

Hetuesit mendojnë se ka pasur një ose më shumë autorë. Tani ka nisur analiza e filmimeve të kamerave të vëzhgimit. Ende është e paqartë nëse ka një lidhje mes vlerave të ujit dhe vrimës në gardh.

Kazerma e Bundeswehr-it në Këln-Wahn gjendet direkt pranë Aeroportin Këln-Bon. Aty është e stacionuar një pjesë flotës së aviacionit të Ministrisë së Mbrojtjes. Njësi të larta komanduese, si dhe 4,300 ushtarë dhe 1,200 punonjës civilë.

Veprime të dyshimta edhe në Geilenkirchen

Në situatën e përgjithshme të tensionuar veprime të dyshimta u konstatuan edhe përreth aeroportit të NATO-s në Geilenkirchen, nga ku nisen dhe ulen avionët e zbulimit.

Njësitë e policisë ushtarake ndaluan një person pranë gardhit të bazës ajrore të NATO-s. Personi nuk u arrestua, por në aerport është ngritur shkalla e sigurisë dhe u ekzaminua edhe uji i pijshëm. Prej analizave nuk u konstatua ndonjë anomali./dw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme