Google ADS

Gjermani: Dhunoi studentet kineze, dënohet me 11 vite burg refugjati nga Iraku

22:18 | 16 Maj 2017
Trina Galanxhi

Një Gjykatë gjermane ka dënuar një azilkërkues irakian me 11 vjet burg për ‘përdhunimin bruta’ të dy studenteve kineze që po studionin në një universitet lokal.

“”Njëmbëdhjetë vjet është një dënim i ashpër. Megjithatë, është çmimi për atë që i akuzuari u ka bërë viktimave absolutisht të pafajshme pa asnjë arsye, “tha Volker Talaroëski, gjykatës në gjykatën e qytetit në Bochum, transmeton portali arbresh.info

Zyra e Prokurorit Publik fillimisht ka kërkuar 12 deri në 14 vjet dënim me burg për të akuzuarin.

I akuzuari, i identifikuar si Ziyad K. 32 vjeç, sulmoi seksualisht të dy viktimat gjatë muajve gusht dhe nëntor të vitit 2016./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme