Rreth 1,4 milionë vetë protestuan në Gjermani gjatë fundjavës kundër ekstremizmit të djathtë dhe planeve të partisë AfD për dëbimin e emigrantëve dhe “qytetarëve të paasimiluar”.
Fundjava u shoqërua në Gjermani prej demonstratave masive kundër partisë ekstremiste të djathtë Alternativa për Gjermaninë(AfD) dhe planeve të saj lidhur me emigracionin.
Të shtunën dhe të dielën u zhvilluan mitingje në disa nga qytetet e mëdha si Hamburg, Frankfurt, Këln, Dormund, Mynih dhe Berlin. Në protestat e fundjavës morën pjesë rreth 1,4 milionë vetë.
Pse po dalin kaq shumë njerëz në protesta?
Vala e mobilizimit kundër partisë së ekstremit të djathtë AfD u ndez nga një shkrim i datës 10 janar publikuar nga grupi investigativ Correctiv, i cili zbuloi se anëtarët e AfD-së ishin takuar në nëntor 2023 në Potsdam me një grup ekstremistësh për të diskutuar për dëbimin e emigrantëve dhe “qytetarëve të paasimiluar”. Të pranishëm kishin qenë edhe anëtarë të Unionit Kristian Demokrat (CDU), partia kryesore opozitare.
Pjesëmarrësit në takim kishin diskutuar për “riemigrimin”, një term që përdoret shpesh në qarqet ekstremiste të djathta si eufemizëm për dëbimin e emigrantëve dhe të pakicave, përfshirë ata që kanë marrë nënshtetësinë gjermane.
AfD-ja po ngjitet në sondazhe
Lajmi për takimin tronditi shumë vetë në Gjermani në një kohë kur AfD-ja po ngjitet në sondazhet e zhvilluara në prag të tre zgjedhjeve të mëdha rajonale në Gjermaninë lindore, ku mbështetja për këtë parti është më e fortë. Kancelari Olaf Scholz, i cili iu bashkua një demonstrate fundjavën e kaluar, tha se çdo plan për të dëbuar emigrantë apo qytetarë ishte një “sulm kundër demokracisë sonë, dhe nga ana tjetër, ndaj të gjithë neve”.
AfD-ja e konfirmoi praninë e anëtarëve të saj në takim, por tha se propozimet e saj për emigracionin, të cilat ishin pjesë e manifestit të fundit zgjedhor, nuk përfshijnë shtetas që kanë marrë nënshtetësinë gjermane. Komentete të tilla në takim ishin bërë nga një figurë e ekstremit të djathtë austriak, Martin Sellner, i cili nuk është anëtar i AfD-së./dw
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...