Google ADS

Gjermani: Babai sëmurët gjatë vozitjes, djali 11- vjeç parandalon tragjedinë

00:10 | 30 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Djali 11-vjeçar parandaloi tragjedinë me guximin e tij të jashtëzakonshëm dhe reagimin e shpejtë pasi babai i tij u sëmur gjatë vozitjes në autostradë, shkruan Fenix Magazine.

Babai, 43 vjeç, u sëmur ndërsa ngiste në autostradën A66 pranë Schlüchtern në Hessen, tha policia, transmeton portal arbresh.info

“Burri ishte në makinë me djalin e tij rreth orës 6 të pasditës kur u sëmur gjatë vozitjes midis Schlüchtern Nord dhe Schlüchtern Süd. Ai humbi kontrollin e automjetit, hyri në korsinë e majtë, goditi një gardh dhe u përplas me një makinë tjetër”, thuhet në raportin policor.

Sipas revistës Fenix, , djali i tij në sediljen e pasagjerit arriti të kapte timonin dhe të ndalonte automjetin në korsinë ndihmëse. Menjëherë pas kësaj, erdhi një ambulancë dhe e transportoi babanë në spital.

Dëmi vlerësohet në rreth 4,000 euro dhe një zëdhënës i policisë vlerësoi guximin e djalit. Ai deklaroi se djali parandaloi me guxim një aksident të rëndë automobilistik.

“Babai duhet të jetë i lumtur që ka një djalë kaq të guximshëm”, tha një zëdhënës i policisë, pa dhënë detaje rreth sëmundjes së babait./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme