Zyrtarët gjermanë të sigurisë thanë se ata kishin arrestuar më shumë se 750 njerëz dhe kishin sekuestruar sasi të mëdha droge pasi deshifruan korrespondencën e fshehtë përmes telefonave celularë.
Hetimi filloi në muajin prill të vitit 2020 dhe bazohet në të dhënat e marra përmes komunikimit midis përdoruesve të shërbimit EncroChat (EncroChat), të cilët ishin të përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës, tha prokurori i shtetit dhe Shërbimi Federal Penal.
Prokurorja e shtetitm Julia Busweiler i tha Associated Press se hetuesit francezë dhe holandezë ndihmuan në hetim, raporton euronews.
Ata arritën të deshifronin të dhënat dhe kështu të monitoronin komunikimin e kriminelëve që përdorën celularë të koduar në Encrochet.
Hetuesit sekuestruan 3.2 tonë kanabis, rreth 320 kilogramë drogë sintetike, më shumë se 125.500 tableta ekstazi, gati 400 kilogramë kokainë dhe 10 kilogramë heroinë. U sekuestruan 310 armë, më shumë se 12.200 plumba dhe pronë me vlerë 168 milionë euro.
Prokurori Busweiler tha se hetimi nuk ka përfunduar ende dhe se të dhënat nga biseda po kontrollohen.
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së