Policia në veri të Gjermanisë ka arrestuar katër vëllezër, të gjithë shtetas sirianë, më dyshimin se janë anëtarë të organizatës terroristë të Frontit Al-Nusra.
Sipas Prokurisë Federale, të katër vëllezërit po përballen me akuza për krime lufte, transmeton portali arbresh.info
“Mustafa K. (41), Abdullah K. (39), Sulltan K. (44) dhe Ahmed K. (51) dyshohet se janë anëtarë të organizatës terroriste Al-Nusra”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Federale.
“Të karët të dyshuarit u bashkuan me Jabhat al-Nusra në Siri në fillim të nëntorit më së shumti”, thuhet më tej.
Të katër sirianët u arrestuan dhe shtëpitë e tyre u kontrolluan nga policia në Schlesëig-Holstein dhe zonat që rrethonin qytetin e Hamburgut dhe Lübeck në Gjermaninë veriore.
Besohet se së bashku me anëtarët e tjerë të Frontit Al-Nusra ata detyruan banorët pro-qeveritarë, si dhe kurdët të lëshojnë qytetit të Ras al-Ayn, që ndodhet në veri të Sirisë në kufirin me Turqinë.
Së bashku me rreth 20 anëtarë të tjerë të Al-Nusra, Mustafa K. dhe Sultan K. thuhet se kapën një nëpunës publik dhe e zhvendosën familjen e tij nga qyteti, të banuar kryesisht nga arabët dhe kurdët, ndërsa shtohet se shtëpia e tyrë më pas është plaçkitur nga ta.
Muajin e kaluar deputetët gjermane ranë dakord që të marrin masa për përshpejtimin e deportimit, duke përfshirë edhe lejimin e zyrtarëve të emigracionit që të monitorojnë të dhënat e telefonit cellular të refugjatëve./Arbresh.info
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...