Gjermani, alarm për sulm terrorist në koncertin ‘Rock am Ring’

22:38 | 2 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Frika për sulm terrorist ka shtyer autoritet gjermane që të anulojnë koncertin e muzikës Rock në Nurenberg në Gjermani.

Policia ka marrë informacione se gjatë koncertit ishin planifikuar sulme terroriste, transmeton portali arbresh.info

Menjëherë është kërkuar pezullimi i koncertit që planifikohej të mbahej sonte, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në lidhje me konfirmimin e dyshimeve për sulm.

Policia ka evakuuar rreth 80 mijë spektatorë.

Alarmi për sulm terrorist vjen 2 javë pas sulmit në Manchester Arena ku mbetën të vdekur 22 persona./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme