Bashkimi Evropian, të mërkurën, do të bllokojë bashkimin e grupit të bursës së Londrës (LSE) me bursën gjermane Deutsche, ka bërë të ditur një burim i paemëruar, i njohur me situatën.
“Është e mundshme që Komisioni Evropian nesër të bllokojë bashkimin me LSE”, ka thënë ky burim i paemëruar nga bursa Deutsche për agjencinë France press.
Vendimi vjen pasi që grupi LSE muajin e kaluar njoftoi se ka hedhur poshtë kërkesën e Komisionit Evropian që të shesë pjesën e saj më të madhe në platformën italiane për tregti MTS. Me bashkimin e bursës do të lindte një gjigant i madh i bursave dhe konkurrent i fuqishëm ndaj bursës së Çikagos dhe bursës ICE në SHBA, si dhe ndaj bursës së Hong Kongut në Azi.
Në Gjermani, megjithatë, ka shqetësime, pasi është zbuluar se selia e kompanive të bashkuara do të jetë në Londër, dhe jo në Frankfurt.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...