Për shkak të ndalimit të përdorimit të automjeteve me motorë dizelë, pronarët e automjeteve me naftë në qytetet kryesore gjermane po bëjnë përpjekje se si të shpëtojnë prej tyre.
Deponitë janë të mbushura me makina normale. Të gjitha automjetet janë rreth 10 vjeç, disa janë me rreth 100 mijë kilometra.
Sipas ligjeve në Gjermani, ato duhet të hiqen sepse nuk kanë të drejtë të lëvizin nëpër qytete të mëdha.
Arsyeja është se ata nuk i përgjigjen risive të reja ekologjike të paraqitura gjatë vitit të kaluar, , përcjell albinfo.ch.
“Shumica e automjeteve të hedhura nuk janë as dhjetë vjet të vjetra. Midis tyre janë automjetet e markave Audi, BMW, Volkswagen dhe problemi është që pronarët e tyre duhet t’i heqin ato, sepse nuk ka kërkesa për tregun sekondar dhe përdorimi në qytetet e mëdha është i ndaluar. Kjo është arsyeja pse hedhja e tyre në mbeturina është mënyra më e lehtë për të marrë të paktën disa para”, thuhet në një raport për automjetet me naftë në Gjermani.
https://youtu.be/2kWQdAsgmuo
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...