Sipas një sondazhi të fundit, më shumë se gjysma e gjermanëve i shohin refugjatët dhe intergrimin e tyre si problemin më të madh në Gjermani.
Gjatë vitit 2015 një numër rekord prej gati 1 milionë refugjatësh, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë arritur në Gjermani, duke nxitur shqetësime të mëdha në lidhje me sigurinë dhe integrimin, transmeton arbresh.info.
Anketimi i kryer nga Forschungsgruppe Wahlen për transmetuesin ZDF ka ardhur në përfundim se 58% e gjermanëve mendojnë se refugjatët dhe integrimi i tyre në vend është një ndër problemet më të mëdha me të cilat është duke u përballur Gjermania.
Fluksi i madh i refugjatëve ka ndikuar edhe në popullaritetin e kancelares Angela Merkel, e cila pret zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm për të kandiduar edhe për mandatin e katërt.
50% e gjermanëve mendojnë se kancelarja Merkel është duke e bërë një punë të mirë në politikën e refugjatëve, ndërsa 45% mendojnë se ajo nuk ka vepruar mirë që ndoqi politikën e saj me dyer të hapura.
Pothujase 60% e të të anketuarve shqetësohen se shpenzimet për refugjatët do kryen nga buxheti i vendit, ndërsa 52% të tjerë kanë frikë se migrimi do të rrisë nivelet e krimit. Vetëm 30% kanë frikë se vlerat kulturore dhe sociale të Gjermanisë janë në rrezik për shkak të refugjatëve. /Arbresh.info
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...