Një vit pas sulmit rus në Ukrainë, frika e luftës mes gjermanëve po rritet ndjeshëm.
Shumica dërrmuese gjithashtu kanë frikë se Gjermania nuk është në gjendje të mbrohet dhe do të bëhet vetë palë në luftë, zbuloi të mërkurën një sondazh i posaçëm nga kompania gjermane e sigurimeve R&V, raporton AA.
Sipas sondazhit, 63% e gjermanëve kanë frikë se Gjermania nuk do të jetë në gjendje të mbrohet në rast lufte.
“Gjendja e keqe e Bundeswehrit pasqyrohet qartë në rezultatet e sondazhit tonë të veçantë”, tha drejtori i studimit Grischa Brower-Rabinowitsch në një deklaratë për shtyp nga kompania e sigurimeve.
Frika se Gjermania nuk mund të mbrojë veten “është rritur me 23% që nga vera e kaluar”, tha Brower-Rabinowitsch. “Ne rrallë shohim një rritje kaq të madhe në sondazhin tonë”, shtoi drejtori i studimit.
55% kanë frikë se Gjermania do të përfshihet në një luftë. Kjo është një rritje prej 13% nga viti 2022.
“Është e qartë se lufta e tmerrshme e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po trondit ndjenjën e sigurisë së gjermanëve”, tha Brower-Rabinovich.
Ai shtoi: “Frika se vetë Republika Federale mund të bëhet palë në luftë nuk ka qenë kurrë më e madhe në këtë mijëvjeçar”.
Vetëm në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës, u gjetën vlera më të larta në sondazhin e R&V. Në atë kohë, 60% e të anketuarve thanë se kishin frikë nga lufta.
Dallimet midis Gjermanisë perëndimore dhe asaj lindore u panë në lidhje me frikën e luftës. Ndërsa 66% e gjermanolindorëve i frikësohen një lufte me përfshirjen gjermane, shifra në perëndim është 53%.
Ka edhe dallime mes gjinive. Një lufte me pjesëmarrjen gjermane i frikësohen 63% të grave dhe 48% të burrave.
Për anketën përfaqësuese, 1000 qytetarë në Gjermani janë pyetur online
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...