Gjermanët e mbështesin Merkelin dhe thonë që s’mund të mbështeten te Donald Trump

22:22 | 8 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Një numër i madh i gjermanëve nuk besojnë se Shtetet e Bashkuara janë partner i besueshëm për Gjermaninë dhe Europën, nën administrimin e Donald Trump.

79 për qind e atyrë të pyetur nga Instituti Forsa për revistën Stern thanë se ishin të dyshimtë nëse SHBA-të do të vazhdojnë të jenë aleat i besueshëm i Gjermanisë më Trumpin si President, transmeton portali arbresh.info

Vetëm 16 për qind besojnë se populli gjerman mund të vazhdojë të mbështetet në Shtetet e Bashkuara.

Instituti ka marrë në pyetje 1,002 njerëz mes dative 31 maj dhe 1 qershor.

Rreth 75 për qind e gjermanëve mendojnë se një Europë e bashkuar do të mund t’ia dilte mbanë edhe Amerikën.

Ndërsa, kur u pyetën për interesat gjermane, 61 për qind e tyre mendojnë se kancelarja gjermane Angela Merkel është partnerja më e mirë negociuese.

Vetëm një 20 për qind mendojnë se më mirë së Merkel mund t’ia dilte Martin Schulz./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme