Gjermanët që duan të kundërshtojnë ndalimin e qeverisë për shitjen e fishekzjarreve në vend përpara festimeve të Vitit të Ri, po shkojnë në turma përtej kufirit drejt dyqaneve dhe fabrikave polake.
Ndalimi u njoftua këtë muaj për të dytin vit rradhazi në përpjekje për të parandaluar grumbullimet e mëdha për shkak të pandemisë dhe për të lehtësuar barrën e spitaleve, të cilët rregullisht duhet të trajtojnë lëndime të rënda si djegie dhe gjymtyrë të plagosura si pasojë e aksidenteve piroteknike, transmeton portal arbresh.info
Masat e reja janë vendosur teksa Gjermania po bëhet gati për një valë të re të koronavirusit të shkaktuar nga varianti Omicron.
Në natën e Vitit të Ri, tubimet private do të kufizohen në maksimum 10 persona që janë vaksinuar ose shëruar, duke përjashtuar fëmijët nën 14 vjeç. Klubet dhe diskotekat nuk do të happen, ndërsa restaurantet do të mund të funksionojnë vetëm në kushte strikte.
Në një dyqan të fabrikës së fishekzjarreve në Slubice, Polonia perëndimore, afër kufirit gjerman, njerëzit që kishin udhëtuar nga e gjithë Gjermania, kanë pritur në rradhë deri në tre orë.
Sipas një sondazhi të kryer nga YouGoc, një pjesë e madhe e gjermanëve e mbështesin ndalimin.
Sondazhi zbuloi se 66% ishin në favor të vendimit ndërsa 27% thanë se ishte i gabuar./arbresh.info/
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes